Tuesday, 21. April 2026
Futboll

“Totti, pengu im më i madh. Mëkat që nuk më dëgjoi, do të kishe fituar Topin e Artë”

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ariedo Braida, ish-drejtues i merkatos së Milanit, foli për “Tuttosport” mbi pendesën më të madhe në karrierën e tij; Francesco Totti: “E kam kërkuar shumë herë; si kur ishte i ri, ashtu edhe kur ishte bërë kampion i madh.

Francesco ka qenë gjithmonë besnik ndaj fjalës së tij, nuk donte të largohej nga Roma dhe qëndroi aty gjatë gjithë karrierës. E respektoj shumë për këtë, edhe pse sa herë takohemi i them: Francesco, çfarë mëkati që nuk më dëgjove, do të kishe fituar Topin e Artë”.

Duke qëndruar te “pendesat”, Braida përmendi edhe një lojtar që nuk përmbushi pritshmëritë, Patrick Vieira: “Vieira ishte një mesfushor i jashtëzakonshëm. E morëm në nëntor 1995, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Në atë Milan plot me kampionë e pati të vështirë të gjente hapësira dhe ne gabuam që nuk pritëm më gjatë. Më vjen mirë që disa vite më parë më quajti ‘babai i tij italian’. Isha i bindur se do bëhej i madh, por konkurrenca ishte shumë e fortë tek ai Milan”.

 

Teilen: