Futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje.
Të shtënat, sipas “BBC”, ndodhën në një pikë karburanti të mërkurën mbrëma në periferi të Floridës të Johanesburgut.
Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.
Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.
“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.
Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim. Mbrojtësi 24-vjeçari iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar. Ai më parë ka luajtur për SuperSport United./ h.ll/abcnews.al
It is with a great deal of sadness that we announce that Kaizer Chiefs player, Luke Fleurs tragically lost his life last night during a hijacking incident in Johannesburg.
Our thoughts and prayers are with his family and friends at this difficult time.
The SAPS are handling… pic.twitter.com/4CTCiH1I41
— Kaizer Chiefs (@KaizerChiefs) April 4, 2024