Wednesday, 2. September 2026
Futboll

“Trajneri Alonso më lë të lirë të luaj në fushë, me Rogers mund të luajmë symbyllurazi”

GS 02/09/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi anglez i Chelsea, Cole Palmer, ka zbuluar bisedat që pati gjatë verës me trajnerin Xabi Alonso dhe shokun e tij të ri të skuadrës Morgan Rogers, të cilat e ndihmuan të ndihej gati për të dhënë më të mirën në fushë këtë sezon.

Nën drejtimin e trajnerit Alonso, ai ka bërë një nisje të fortë në Premier League këtë sezon, me dy gola e një asist. “Thjesht ndjeva gëzim dhe pak mosbesim, sepse nuk mendoja se do të shënoja kaq shpejt”, pranoi Palmer.

Këto fitore janë të parat me ish-shokun e tij të akademisë së Manchester City, Morgan Rogers. “Mendoj se jemi dy lojtarë të ndryshëm. Ai është më fizik, më i fuqishëm e kështu me radhë, dhe unë jam më teknik e kështu me radhë”, shtoi Palmer.

Më tej,ai tha: “Kur u bashkuam i thashë se ai do të bëjë një ndryshim të madh. Po nënshkruajmë edhe lojtarë të tjerë, kështu që do të kemi një ekip të mirë dhe mund të bëjmë diçka të mirë.”Përveç shokëve të rinj të ekipit, Palmer po luan nën një trajner të ri, pas mbërritjes së Alonso në stol gjatë verës, dhe ndau mesazhin kryesor që mori nga spanjolli: “Ai thjesht tha të jem i lirë”.“Ai e di se çfarë mund të bëj kur ndihem mirë dhe ndiej se mund të shkoj kudo në fushë dhe të gjej zona ku mund të shkaktoj dëme. Kjo është ajo që më ka thënë”, tha Cole Palmer.

“Pati shumë gjëra sezonin e kaluar. Kryesisht vetëm lëndime. Ishte sikur, nuk po bën gjëra që dikur ishe në gjendje të bëje sepse më parë do të të dhembte nëse i bëje e të tjera. Por tani e kam kaluar këtë”, shtoi anglezi.

Teilen: