Trajneri i Ghanës, Carlos Queiroz, nuk i fshehu kritikat pas barazimit 0–0 ndaj Anglisë në Kupën e Botës 2026, duke vënë në shënjestër sistemin VAR për vendimet e diskutueshme gjatë ndeshjes.
“VAR-i është ende duke punuar në Kupën e Botës? Kam dyshime për këtë. VAR-i ishte në pushim në pjesën e dytë, mesa duket,” tha Queiroz me ironi pas ndeshjes.
Ai u ndal edhe te dy situata të dyshimta brenda zonës së Anglisë, duke pretenduar se Gana u privua nga një penallti dhe një karton i kuq:
“Sërish, VAR-i shkoi për kafe… është një penallti e pastër dhe karton i kuq për Konsa.”
Trajneri portugez shtoi se nuk dëshironte të përballej me ndëshkime për deklaratat e tij:
“Më falni për sarkazmën time, por nëse i them këto gjëra seriozisht, më dënojnë, prandaj shpresoj të kuptoni që po bëj shaka.”
Pavarësisht polemikave, barazimi e mban Ghanën në garë të fortë për kualifikim nga Grupi L.
Teilen: