Tuesday, 7. April 2026
Sport

Trajneri i Rubin Kazan i kërkon publikisht Silvinjos të mos e grumbullojë Dakun: Është i dëmtuar

GS 28/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku është kthyer në “çështje” mes Shqipërisë dhe skuadrës ruse të Rubin Kazan.

Trajneri i skuadrës ruse i ka kërkuar kolegut të tij te kuqezinjtë, Sivlinjos, që të mos e grumbullojë Dakun as në ndeshjen e dytë, pasi është i dëmtuar dhe i duhet lënë kohë të rikuperohet.

Mirlind Daku nuk do të grumbullohet në ndeshjen e shtatorit me Shqipërinë, pasi është i dëmtuar.

Pas një nisje fantastike në Rusi, Daku është detyruar të bëjë pak muaj pushim.

Rakhimov kërkon që Daku mos të ftohet as në sfidën e dytë të kombëtares.

“Daku ka një dëmtim jo të lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim. Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues. Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë që të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov.

Teilen: