Thursday, 12. February 2026
Sport

Trajneri i Union Berlin: Bellingham i mirë, por Modric ende më i miri

GS 12/12/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Union Berlin, Nenad Bjelica ka thënë se Jude Bellingham është futbollist i mirë po sipas tij veterani Luka Modric ende është më i miri në botë.

Ai ka folur para ndeshjes të së martës që dy skuadrat e zhvillojnë në kuadër të Champions League.

  

“Ne e respektojmë Bellingham dhe respektojmë çdo lojtar të Real Madridit, por për mua si kroat, Luka Modric është ende më i miri në botë”, është shprehur Bjelica.

  

Real Madrid tashmë ka kaluar në rrethin tjetër të garës në Champions League, ndërsa Union Berlin gjendet në pozitën e fundit në tabelë pa gjasa për t’u kualifikuar.

 

Teilen: