Monday, 31. August 2026
Sport

Trajneri i Zaragozës: Bare nuk mund të grumbullohet nga Shqipëria!

GS 08/11/2024 1 Min. Lesezeit

Keidi Bare nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit edhe pse emri i mesfushorit figuronte mes të grumbulluarve të Silvinjos për dy takimet e fundit të Shqipërisë për 2024-ën.

Trajneri i Real Zaragoza, Viktor Fernandez, ka bërë me dije se mesfushori shqiptar nuk është stërvitur me grupin dher se grumbullimi i tij me kuqezinjtë është një utopi.

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por jo për të qenë pjesë e Shqipërisë për takimet e radhës”, tha trajneri i Zaragozës.

27-vjeçari do të mungojë kështu në sfidat kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Teilen: