Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen miqësore Llapi – Liria, e cila po zhvillohej në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Skuadra nga Prizreni e drejtuar nga Ismet Munishi është larguar para kohe nga fusha.
Është trajneri i ekipi “bardhezi”, ai i cili e ka marr këtë vendim.
Arsyet e largimit të Lirisë nga fusha ende nuk janë bërë të ditura.
Llapi që garon në Superligë dhe Liria në Ligën e Parë, këtë ndeshje miqësore e zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri në futbollin kosovar.
Teilen: