Saturday, 28. March 2026
Sport

Trajneri jep lajmin e mirë për Kumbullën: Gati për të qenë titullar

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

Debutimi i Marash Kumbullës me Espanjolin nuk do të jetë e largët.

Trajneri i skuadrës bardheblu ka dhënë një lajm të mirë për mbrojtësin shqiptar.

Manolo Gonzalesi ka deklaruar në konferencë për shtyp se Kumbulla është i gatshëm të luajë titullar në përballjen e nesërme kund Real Sosiedadit.

“Ai ka luajtur ka miqësore ne Romën. Nuk ka qendruar pa u aktivizuar. Kemi Fernando Kaleron, i cili nuk ishte i aftë të luante në Vajadolid, por ne nuk donim të rrezikonim, dhe Kumbullën që janë gati (për të luajtur titullarë)”, ka deklaruar ndër të tjera Manolo Gonzalezi.

Teilen: