Wednesday, 21. January 2026
Sport

Trajneri Parker vlerëson Brojën: Dha një kontribut të madh, duhej t’i jepnim fund serisë së humbjeve

GS 20/12/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri Scott Parker vlerësoi luftën dhe përkushtimin e skuadrës së tij që arriti të sigurojë një pikë të rëndësishme në transfertë kundër AFC Bournemouth.

Goli i parë i Armando Brojës me ngjyrat e Burnley u siguroi një pikë miqve, duke gëzuar pa masë trajnerin.

“Është një pikë e shkëlqyer për ne. Duhej t’i jepnim fund serisë që kishim nisur. Lojtarët ishin të denjë për pikën e tyre. Ne ishim vërtet konkurrues dhe i dhamë vetes një shans për të luftuar, dhe në fund e merituam rezultatin.

Jam i kënaqur për zëvendësuesit që hynë në fushë. Ishte një krosim i shkëlqyer nga Marcus dhe një përfundim i shkëlqyer nga Armando. Të dy dhanë një kontribut të madh dhe jam i kënaqur për të dy djemtë, por në përgjithësi jam i kënaqur për grupin.

Ne treguam se jemi gati për betejën. Ky grup burrash tregoi shpirt, pasion dhe dëshirë – ata dhanë gjithçka”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Scott Parker.

Teilen: