• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Tre Luanët” kërkojnë çerekfinalen

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Zvicrës dhe Gjermanisë, të cilat siguruan “biletën” e parë çerekfinale, në Euro 2024, mbrëmjen e kësaj të shtune do të mësohet edhe një tjetër ekip që do të kalojë këtë fazë, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate, do të sfidojnë Sllovakinë në sfidën e radhës, të fazës së 1/16-ve të Kampionatit Evropian.

Sa i përket formacioneve, tekniku anglez i ka pozicionuar në fushë nënkampionët e Evropës, me rreshtimin 4-2-3-1, me portën që mbrohet nga Pickford.

Në mbrojtje vendosen Walker e Trippier, në krah, ndërsa Stones e Guehi pozicionohen në qendër. Para vijës së fundit janë vendosur Mainoo e Declan Rice, ndërsa Saka, Foden e Jude Bellingham pozicionohen pas “bomberit”, Harry Kane.

Në krahun tjetër, tekniku Francesco Calzona i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur Dubravka. Në krahët e mbrojtjes janë Hancko e Pekarik, me qendrën që mbulohet nga Vavro e Skriniar.

Në mesfushë janë vendosur Kucka, Lobotka e Ondrej Duda, ndërsa sulmi përbëhet nga “tridenti” Schranz, Strelec, Haraslin.

Next Post

Kane: “Boll me fjalë, të flasim në fushë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.