Ajo e pësuar nga Atalanta, ishte penalltia e 11-të e sezonit që Majk Menja ka tentuar të neutralizojë. Ashtu siç ndodhi në 10 pararendëset, portieri nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shikonte topin në rrjetë, duke humbur kështu mundësinë për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 100 paraqitjet e tij për kuqezinjtë.

Në vitet e tij te “Djalli”, nga 19 penallti me të cilat u përball, francezi ka pritur vetëm tri (ndaj Liverpulit 2021-22, ndaj Sasuolos 2022-23, ndaj Napolit 2022-23).
Prandaj, përqindja e neutralizimit të 11-metërshave nuk është më e mira për gardianin, i cili e bëri këtë ‘teknikë’ një nga cilësitë e tij në kohët e Lilës.
Shpresa e të gjithë ambientit është që kjo tendencë të përmbyset sa më shpejt të jetë e mundur, duke filluar nga shmangia e vendosjes së tij në këto situata.
PANORAMASPORT.AL