• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tregon katër blerjet më të goditura të Ferguson

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-CEO i Mançester Junajtid ka habitur jo pak në intervistën që dha për kanalin në “You Tube” të Rio Ferdinand. David Xhill u pyet nga ish-lojtari i tij  se kush ishin katër blerjet më të goditura të epokës Ferguson në “Old Trafford”.

“Uejn Runi ka qenë lojtari kyç. Për atë çfarë ka dhënë për klubin mendoj se Runi ka qenë lojtari më i rëndësishëm i afruar në merkato”, tha Xhill, i cili iu bashkua United në vitin 1997.

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ferguson kishte vetëm fjalë të mira për ish-sulmuesin, i cili në 13 vite në “Old Trafford” shënoi 253 gola në 559 takime.

Tre emrat e tjerë ishin ato të Majkëll Kerrik, Patris Evra dhe Nemanja Vidiç. CEO i Junajtid mes viteve 2003-2013 ka habitur jo pak duke lënë jashtë katër blerjeve më të rëndësishme të epokës Ferguson një emër si Kristiano Ronaldo, i cili i kushtoi klubit plot 80 milionë stërlina.

Next Post

Kosova i zyrtarizon tri miqësore, këta do të jenë kundërshtarët e “Dardanëve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.