Joshua Kimish po bën progres drejt rikthimit të tij, por një paraqitje e mundshme kundër Bajer Leverkusen mbetet e hapur. “Shefi” i mesfushës po punon shumë për rikuperimin.
Joshua konsiderohet si pjesë e pazëvendësueshme e ekipit të Bajernit dhe mungesa e tij do të ishte një pengesë e hidhur për rekordmenët gjermanë. Përveç Kimish, në ndeshjen ndaj Leverkusenit rrezikon të mungojë edhe Aleksandar Pavlovic. I riu tashmë humbi takimin me Shtutgartit për shkak të një të ftohti dhe u stërvit vetëm të dielën.
Nëse ai nuk fiton kohë, trajneri Kompani do të duhet të mbështetet sërish te Leon Gorecka dhe Zhoao Palhinja në qendër. Dyshja bëri përshtypje në fitoren 1-3 kundër Shtutgartit dhe gjithashtu mund të formoj një bosht të qëndrueshëm kundër “Aspirinave”. Megjithatë, Palhinja gjithashtu stërviti vetëm individualisht të dielën.
Është e paqartë nëse ai është i lënduar apo nëse kjo është një çështje e menaxhimit të stresit. Ditët në vijim do të tregojnë nëse Kimish ka kohë të mjaftueshme deri të mërkurën. Një gjë është e qartë, në dy ndeshjet kundër Leverkusenit nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluar në turin tjetër të Championsit, por edhe për shumë prestigj.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje “Allianz Arena”, dueli i kthimit do të mbahet pothuajse një javë më vonë në “BayArena”.
PANORAMASPORT.AL