Friday, 21. August 2026
Sport

Trepça largon senegalezin Barro

GS 30/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mouhamed Barro është basketbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Trepçës.

Kampionia në fuqi, të hënën, ka bërë të ditur se me marrëveshje të ndërsjellë i kanë dhënë fund bashkëpunimit me Barron.

Gjithashtu, Trepça ka falënderuar Barron për kontributin e profesionalizimin e treguar gjatë kësaj kohe, si dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Barro, në fillim të muajit gusht iu bashkua Trepçës dhe e fitoi Superkupën e Kosovës, ndërsa ka luajtur me një mesatare prej 7 pikëve e 6 kërcimeve për ndeshje.

 

 

Teilen: