Tuesday, 17. March 2026
Sport

​Trepça mëson rivalin e radhës në Ligën e Kampionëve

GS 19/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë. Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79. Në kualifikime janë 24 skuadra, ku katër më të mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri, përcjellë KP.

Teilen: