Sunday, 25. January 2026
Sport

Trepça mposht sërish Borën, mbanë kreun

GS 18/12/2025 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Trepçës ka mposhtur Borën për herën e dytë brenda 24 orëve në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të martën, Trepça e fitoi ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë, ndërsa të enjten mbrëma sërish në Mitrovicë, triumfoi në kuadër të xhiros së 12-të.

Ndeshja e dytë e luajtur në palestrën “Minatori” u mbyll me shifrat 84:76 në favor të Trepçës, e cila me këtë fitore mbetet e para në tabelë me 21 pikë të mbledhura.

Në anën tjetër, Bora mbetet e gjashta në tabelë me 17 pikë, sa i ka edhe Rahoveci 029 që është i pesti.

Trepça dominoi në dy çerekët e parë që i fitoi, ndërsa epërsinë e thellë e krijoi në periudhën e dytë, të cilën e mbylli me rezultat 25:15, përpara se e treta të përfundojë baras dhe të fundit ta fitojë Bora.

Drilon Hajrizi me 20 pikë të shënuara  Ja’Cori Payne me 12 pikë, 4 kërcime e 6 asistime ishin më të dalluarit te Trepça kurse te Bora vetëm dy lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

Tyler Cheese ishte më efikasi me 24 pikë, 8 kërcime e 5 asistime kurse Axel Hunter shtoi 14 pikë e 4 kërcime por që nuk ishin të mjaftueshme për të evituar humbjen.

Teilen: