Wednesday, 26. August 2026
Sport

Tri klube pas futbollistit Fisnik Asllani

GS 26/11/2024 1 Min. Lesezeit

Fisnik Asllani ka shpërthyer këtë vit dhe si rezultat i kësaj, e fitoi ftesën nga Kombëtarja e Kosovës.

E 22 vjeçari iu ka rënë në sy edhe klubeve të njohura gjermane, të cilat i janë vënë atij pas.

Sipas faqes së specializuar për transferimin e futbollistëve “Transfermarkt”, futbollistin në pronësi të Hoffenheimit po e pëlqejnë klubet si Stuttgarti, Freiburgu e Werder Bremeni.

Lojtari aktualisht është i huazuar në ekipin Elfesberg, me të cilin i ka zhvilluar 13 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 3 asistime.

Vera e ardhshme mund të jetë vendimtare për karrierën e përfaqësuesit të ri kosovar, i cili mund ta provojë një eksperiencë në Bundesligën gjermane.

Teilen: