• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tronditet Barcelona, klubi katalanas zyrtarisht i akuzuar për korrupsion ndaj arbitrave

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e së enjtes një lajm ka tronditur Barcelonën, me klubin katalanas që zyrtarisht është akuzuar për korrupsion ndaj arbitrave.

barcelona

Kjo gjë është vendosur nga gjyqtari Hoakin Agirre, kreu i Gjykatës Hetimore numër 1 në Barcelonë, siç raporton “El Deabte”, duke konsideruar se pagesat për Negreiran dhe ekipin e tij ndër vite përbëjnë krim.

ÇËSHTJA “NEGREIRA”

Hozep Maria Bartomeu, Sandro Rosel, Hoze Maria Enrikez Negreira dhe djali i tij, Havier Enrikez Romero janë gjithashtu të akuzuar.

Sipas “El Debate”, e cila thuhet se ka marrë përmbajtjen e vendimit gjyqësor, Agirre argumenton se pagesat prej 7.5 milionë eurosh të bëra nga klubi katalanas për ish-zëvendës presidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), përbëjnë një krim.

Vepra penale e ryshfetit specifikon se asnjë zyrtar publik nuk mund të marrë pagesa për kryerjen e detyrave të tij publike. Gjykatësi e konsideron Negreiran një zyrtar publik për qëllime kriminale, pasi ai mbante një pozicion publik.

U njoftua në fillim të shtatorit se do të hapej një hetim i veçantë për pastrimin e dyshuar të parave që Negreira dhe djali i tij, si dhe rrjeti i korporatës përmes të cilit kryheshin transferimet e parave. Gjykatësi beson se hetimi për veprën kryesore (pagesat e bëra nga Barcelona, të cilat janë “të dokumentuara në mënyrë perfekte”) nuk do të jetë shumë i gjatë.

KËRCËNIMI I NEGREIRAS NDAJ BARTOMEUT

Pasi u shkarkua në vitin 2018 nga posti i tij, Negreira i dërgoi një letër kërcënuese ish-presidentit të Barcelonës atë kohë, Bartomeut, duke thënë se nëse Barça nuk do ta paguanin më atë, atëherë ai do të zbulonte një sërë faktesh që mund të dëmtonin rëndë klubin. Sipas gjyqtarit Agirre, kjo gjë tregon se Negreira ishte në dijeni të ekzistencës së akteve të rënda të paligjshme në favor të Barçës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Superkupa e Femrave në basketboll zhvillohet në Prizren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.