• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuchel kërkon së paku dy lojtarë në janar

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se klubi do të bëjë nënshkrime të reja në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri gjerman pohoi se klubi duhet të bëjë të paktën dy nënshkrime të reja ose një lojtar të gjithanshëm që mund të luajë në më shumë se një pozicion në dritaren e ardhshme të transferimeve për të forcuar më tej skuadrën e tyre, përcjell lajmi.net.

Tuchel, megjithatë, pranoi se gjetja e opsioneve cilësore në janar mund të rezultojë e vështirë dhe ata do të duhet të jenë të durueshëm në identifikimin e opsionit të duhur.

“Ne jemi duke punuar për nënshkrime të reja. Shpresojmë që të përmirësojmë skuadrën në dimër. Nuk do të jetë e lehtë sepse dritarja e janarit është gjithmonë më e vështirë se vera. Por në të njëjtën kohë kohë, ne do t’i besojmë cilësisë që kemi. Ndoshta do të na duhen dy lojtarë të rinj, ose nëse është dikush që mund të luajë në disa pozicione, atëherë ndoshta një do të mjaftonte nëse kursehemi nga lëndimet. Ne e dimë se është e vështirë të marrim lojtarë në janar. Do të na duhet durim dhe optimizëm”, tha ai në konferencë për media.

Klubi bavarez është i lidhur me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha. /Lajmi.net/

Next Post

Trajneri i Barcelonës, Ksavi: Na doli më e vështirë, goditëm 30 herë në portë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.