Tuesday, 23. June 2026
Sport

Tuchel: Ndërprerjet për hidratim ndikojnë në lojë më shumë sesa mendohej

GS 23/06/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka kritikuar pauzat për hidratim të inkuadruara në këtë Kupë Bote duke theksuar se ato po ndikojnë në ndeshje më shumë sesa mendohej fillimisht dhe po prishin vrullin e një ndeshjeje.

FIFA prezantoi pushime tre-minutëshe për hidratim në mes të secilës pjesë të ndeshjes për shkak të temperaturave të larta në qytetet pritëse në Shtetet e Bashkuar, Kanada dhe Meksikë.

Kritikët thonë se pushimet, të cilat në thelb e shkurtojnë ndeshjen në katër çerekë, thjesht u lejojnë transmetuesve të përfitojnë nga pushimet komerciale për më shumë se dy minuta.

“Mendoj se ndërpret dhe ndryshon identitetin e ndeshjes së futbollit, shumë më tepër sesa mendoja. Sigurisht, kam pasur pushime për hidratim më parë, kur ishte shumë, shumë nxehtë dhe e nevojshme, por ato ishin më të shkurtra dhe ndodhën vetëm në disa ndeshje. Kështu që tani ndeshja përfundon pothuajse në katër çerekë, dhe mendoj se kjo e ndryshon karakteristikën e ndeshjes më shumë sesa mendoja”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, edhe pse ndeshjet luhen gjatë ditës, pushimet për hidratim janë urdhëruar në çdo ndeshje të Kupës së Botës në interes të drejtësisë dhe uniformitetit, edhe nëse kushtet e motit nuk i kërkojnë ato.

Teilen: