Thursday, 2. July 2026
Sport

Tuchel u bën thirrje prindërve: Justifikoni mungesën e fëmijëve në shkollë dhe lërini që të shikojnë Meksikë-Angli!

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Nata mes të dielës dhe të hënës do të jetë decizive për Anglinë, e cila luan për një vend mes tetë më të mirave të botës në Azteca përballë Meksikës.

Ndeshja, e cila pritet që të jetë njëra prej artyre që nuk duhen humbur, nis në orën 02:00 të mëngjesit.

“Të hënën fëmijët mos i dërgoni në shkollë. Bëni gati një letër ku do të justifikoni mungesën e tyre dhe lërini që të shikojnë ndeshjen. Kupa e Botës është vetëm një herë në katër vjet. Le ta shikojnë. Pas katër ditësh është një ndeshje e rëndësishme dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, veçanërisht e fëmijëve”, ishte këshilla që u dha dje Tuchel sportdashësve në Angli. A.V.

Teilen: