Wednesday, 16. September 2026
Sport

Tuchel: U pendova që s’hëngra pak nga bari i asaj fushe, do të doja të kisha përgjithmonë me mua diçka nga ajo ndeshje!

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

Në një rrëfim të pazakontë, Thomas Tuchel ka shprehur pendesë për faktin se nuk ka ngrënë barin e fushës ku Anglia arriti fitoren e saj ikonike ndaj Meksikës në Kupën e Botës. “Tre Luanët” u përballën me një prej vendeve pritëse të turneut në fazën e 1/8-ave gjatë verës.

Ndërkohë, trajneri Tuchel ka zbuluar se do të kishte dashur të hante pak nga bari i fushës si një kujtim i pazakontë. Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës Angleze të Futbollit (FA), trajneri gjerman tha: “Nëse ju duhej ndonjë provë për rëndësinë që kishte kjo fitore për këta lojtarë dhe për lidhjen mes tyre, mjafton të shihnit momentin kur Jordan (Henderson) u rrëzua dhe theu krahun (pas vërshëllimës përfundimtare). Brenda një çasti, çdo lojtar ishte aty: ndaluan festimet, krijuan një mburojë, mbrojtën Jordanin dhe nuk lëvizën nga vendi, të gjithë të përfshirë nga një ndjenjë e thellë empatie. Ishte vërtet diçka e veçantë. Pas ndeshjes i dërgova një mesazh një miku dhe thjesht i shkrova se më vinte keq që nuk hëngra pak bar pas ndeshjes, për të mbajtur diçka (nga ajo përvojë) brenda vetes përgjithmonë. Ajo ishte ndjesia. Ai ishte momenti”. A.V.

Teilen: