Thursday, 2. July 2026
Sport

Tuchel zbulon sekretin e fitores ndaj Kongos

GS 02/07/2026 2 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se një prej më meritorëve që Anglia riktheu rezultatin ndaj Kongos nga 1:0 në 2:1, ishte ndihmësi i tij, Anthony Barry.

Tuchel ka thënë se Barry i kishte thënë që të kalonte 12 minutat e fundit Declan Ricen, nga pozita e mesfushorit të qendrës në mbrojtës të krahut të djathtë. Tuchel thotë se e dëgjoi dhe se vendimi doli të ishte i qëlluar.

Rice pati paraqitje të mirë në krahun e djathtë.

“Anthony Barry kishte një ide të shkëlqyer për ta vendosur Ricen në krahun e djathtë të mbrojtjes, në mënyrë që të kishim cilësi nga ajo anë dhe gjithashtu pak më shumë mbështetje për Sakan dhe Eze që në fund na ndihmoi dhe e hapi situatën. Pra, të gjitha meritat shkojnë për asistentin tim”, ka thënë Tuchel, shkruan “The Sun” të enjten.

Mesfushori 27-vjeçar pranoi vështirësitë e paraqitjes si mbrojtës i krahut të djathtë.

“Ishin ndoshta 12 minutat më të vështira. Por në ato minuta të mbetur thashë se do të bëja më të mirën time si mbrojtës i krahut dhe mendoj se luajta mirë aty, por shpresoj të mos më duhet më të luaj si mbrojtës i djathtë”, u shpreh Rice pas ndeshjes.

Teilen: