Tuesday, 12. May 2026
Sport

Tudori te Juventusi edhe për dy edicione

GS 13/06/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri kroat i Juventusit, Igor Tudor, do të mbetet në krye të skuadrës torineze deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.

Zyrtarizimi i Tudorit është bërë të premten, ndërsa ai do të përfitojë tre milionë euro në sezon, plus një milionë euro të tjera bonuse, varësisht prej arritjes së objektivave.

Tudori e ka udhëhequr Juventusin për nëntë ndeshje në kampionatin elitar të Italisë, teksa e ka siguruar edhe paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Ai i fitoi 18 pikë, me pesë fitore e tri barazime, ndërsa e pati edhe një disfatë.

Juventusi do të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube, ndërsa ndeshjen e parë e luan ndaj Al Ainit më 19 qershor. Në grup me Juventusin janë edhe Manchester City dhe Wydadi.

Teilen: