Saturday, 9. May 2026
Sport

Tuhel bllokon transferimin e Pavard tek Interi: Mendoj për interesat e klubit tonë, do vazhdoj të punoj me të

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Benzhamin Pavard duket se do të vazhdojë të qëndrojë tek Bajerni Mynihut dhe arsyeja është bërë Tomas Tuhel.lfk'gh

Tekniku ka penguar largimin e tij drejt Interit pasi dëshiron ta mbajë ose të paktën të gjejë një zëvendësues më parë. Tuhel e konfirmoi sot, në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Augsburgut.

“Pavard kërkoi të largohej, por kërkesa erdhi shumë vonë. Më ka habitur pak, duhet të mendojmë për interesat e klubit tonë, kështu që duhet të vijë oferta e duhur, ashtu siç duhet të kemi kohë që të mundemi për të gjetur një zëvendësues. Tani për tani do të vazhdoj të punoj me të”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: