Wednesday, 29. April 2026
Sport

“Tunduese, por jo”, Zinedin Zidan refuzon pankinën e përfaqësueses së vendit të origjinës

GS 26/01/2024 1 Min. Lesezeit

Zinedin Zidan ka vendosur t’i thotë “jo” një oferte tunduese që ka marrë për të drejtuar një ekip kombëtar. Ndërsa shumëkush sheh Zidan si tarjnerin e ardhshëm të Francës, vetë ish-ylli i “gjelave” kohët e fundit ka marrë një ofertë nga përfaqësuesja e vendit të origjinës, Algjerisë.

zidan

Zidan është me prejardhje nga vendi i Afrikës së Veriut, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Francë. Ai mban lidhje të ngushta gjithsesi me familjarët atje dhe është shprehur edhe publikisht se është krenar për prejardhjen e tij.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e Federatës së Algjerisë që pas dështimit në Kupën e Afrikës, ku mbyllën grupin në vendin e fundit duke u eliminuar me turp, t’i ofronin ZIdan pankinën. Por ish-trajneri I Real Madrid ka refuzuar ofertën, edhe pse e ka cilësuar tunduese atë.

Kjo nuk është hera e parë që Zidan refuzon një kombëtare, pasi mediat franceze insistojnë se ai ka refuzuar më parë edhe oferta nga Brazili dhe SHBA.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: