Tuesday, 29. September 2026
Sport

Turizmi vjeshtor në Durrës, me interes për vizitorët, monumentet dhe trashëgimia kulturore

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

Vjeshta ka mbërritur në Durrës, por qyteti nuk e ka mbyllur sezonin turistik. Dhjetëra turistë të huaj po vijojnë qytetin bregdetar të zbulojnë historinë, kulturën dhe vizitojnë monumentet. Rreth 20 grupe turistësh nga vende të ndryshme të Evropës mbërritën këtë të martë në qytet.

“Është hera jonë e parë në Durrës. Na pëlqen shumë këtu. Koha është shumë e mirë, njerëzit janë mikpritës dhe po shijojmë gjithçka”, tha një trurist.

“Pejzashi i Shqipërisë është shumë i bukur. Kjo dhe mote e i mirë na shtyn të vijmë këtu. Vizita jonë parashikon një javë qëndrim. Nën drejtimin e guidës do të vizitojmë Durrësin, Beratin, Tiranën dhe Lezhën”, tha një tjetër turist.

Një prej ndalesave kryesore të itinerarit është  Amfiteatri Antik të itinerarit, pa anashkaluar  Muzeun Arkeologjik dhe Kullën Veneciane, për të njohur nga afër gjurmët e historisë mijëravjeçare të Durrësit.

“Sitet arkeologjike tonat janë shumë të bukura, kanë interes të jashtëzakonshëm, sidomos për amfiteatrin, jo vetëm për Durrësin, por kudo. Kur unë shoqëroj gjermanët në Butrint, në Apoloni, ka një vlerësim të jashtëzakonshëm. Janë sot asete kombëtare, ku ne duhet të fokusohemi. Duhet të licencojmë akoma më shumë guida profesionale për të transmetuar fjalën më të mirë dhe më profesionale në të gjithë botën”, tha Endri Nderjaku, Guidë turistike.

Për vizitorët e huaj, Durrësi nuk është vetëm një destinacion për ditët e nxehta të verës. Temperaturat e favorshme dhe ditët me diell e bëjnë vjeshtën një tjetër mundësi për të eksploruar qytetin, këtë herë në një atmosferë më të qetë.

/rtsh.al/

Teilen: