Kombëtarja e Turqisë i ka dhënë fund pjesëmarrjes në Kupën e Botës me fitore.
Të premten në mëngjes, Turqia mposhti SHBA me shifrat 3:2 në ndeshjen e fundit të Grupit D.
Për Turqinë, që u eliminua në xhiron e dytë pas dy humbjeve rresht, kjo ishte fitorja e parë në Botëror por që nuk kishte vlerë.
Përfundoi e fundit në grup me 3 pikë, ndërsa SHBA avancoi si e para me 6 pikë në fazën nokaut.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo ndërmjet Paraguait dhe Australisë, përfundoi pa gola.
Australia doli e dyta me 4 pikë, sa i ka edhe Paraguai, kombëtare këto që do të paraqiten në fazën nokaut të Botërorit, që nis të hënën.
Teilen: