• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për 16 gjyqtarë

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 16 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe katër femra, Lumturije Muhadri, Florentina Kallaba, Rita Vehabi si dhe Fitore Govori.

Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 4 gjyqtarë kryesor, 9 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit, derisa për herë të parë Kosova do të ketë edhe dy gjyqtarë ndërkombëtar për VAR, pasi në këtë rol janë licencuar Visar Kastrati dhe Genc Nuza.

Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu i uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtar kosovarë me stemë të FIFA-s. Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë.

Ndër të tjera i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të parë rritjen e numrit të gjyqtarëve kosovarë me stemën e FIFA-s, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë punën e tyre me pasion dhe profesionalizëm.

Gjyqtarë kryesor

Genc Nuza

Visar Kastrati

Mervan Bejtullahu

Rita Vehapi

Asistentë

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Lumturije Muhadri

Fatmir Sekiraqa

Besnik Morina

Edmond Zeqiri

Granit Hyseni

Fitore Govori

Arbnor Bullatovci

Gjyqtarë të futsallit

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Florentina Kallaba

Next Post

Gjyqi i Dani Alves, dëshmitarët: Viktima ishte shumë keq, ajo po qante

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.