Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar me 300 euro presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi.
Kabashi kishte hyrë në dhomën e gjyqtarëve në ndeshjen Drita – Ballkani dhe kishte kërcënuar referët me këto fjalë: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”.
Më poshtë vendimi për këtë rast:
“Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcnuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruhet në vendim.
/GazetaBlic Sport