Sunday, 23. August 2026
Sport

U gjend i vdekur në Moskë, ‘ylli’ i basketbollit dyshohet se ka vrarë veten/ Mesazhi për ish-gruan

GS 17/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ishte ende aktiv, por nuk do të jetë më. Basketbolli europian dhe ai botëror është në zi, pasi ylli nga Letonia, Janis Timma, u gjet i vdekur në Moskë.

Lojtari 32-vjeçar besohet se ka vrarë veten në një dhomë hoteli në qendër të kryeqytetit, ndërsa në celularin e tij thuhet se është gjetur një mesazh lamtumire për ish-gruan.

Është vetë policia ruse që njofton se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Tima u divorcua së fundmi nga e shoqja e ndoshta mund ta ketë përjetuar keq këtë ngjarje.

Basketbollisti shtatlartë 2.01 metra ka pasur një karrierë të gjatë që e ka kaluar në vendin e tij, Letoni, në Rusi tek Zeniti i Shën Peterburgut, Himki apo Uniks Kazan, në Spanjë me Baskonina, në Greqi me Olimpiakosin, por edhe në Turqi.

Së fundmi, ishte pjesë e Monbus Obradorio në Ligën ABC të Spanjës.

Po ashtu, Jan Tima luajti për kombëtaren e Letonisë.

Në karrierë fitoi titullin kampion në Letoni, dhe disa çmime individuale.

 

Teilen: