• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U njoftua me akuzat ndaj tij, lihet i lirë Rubiales

04/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u ndalua nga policia mëngjesin e së mërkurës në aeroportin Barajas në Madrid, sapo u kthye në Spanjë nga Republika Dominikane.

Ai ishte jashtë vendit në momentet kur u kryen kontrollet disa ditë më parë në federatën spanjolle dhe në shtëpinë e tij. Kthimi i tij ishte planifikuar të shtunën, por ai vendosi të kthehej më shpejt në Spanjë.

Dhjetëra gazetarë po e prisnin Rubiales në daljet e aeroportit, por ish-drejtuesi i lartë i Federatës u shoqërua teksa dilte nga avioni nga Njësia Qendrore Operative e Guardia Civil.

Ndonëse kishte spekulime për arrestimin e tij, qëllimi i forcave të rendit ishte vetëm ta njoftonin për akuzën që është ngritur ndaj tij, pra ta informonin për gjendjen e tij dhe të mos merrnin asnjë deklaratë, ndaj ai është lënë i lirë. Ai do të dëshmojë kur gjyqtari ta ftojë në seancë.

Javën e kaluar, autoritetet spanjolle lëshuan ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për Luis Rubiales, në lidhje me kontratat e parregullta të nënshkruara gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Rubiales po hetohet për krime të dyshuara për korrupsion në biznes, administrim të paligjshëm dhe pastrim parash.

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ndodhej në Republikën Domenikane, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Spanjën. Njësia Qendrore Operative e Guardia Civil kontrolloi selinë e federatës dhe gjithashtu shtëpinë e Rubiales.

Rubiales u shkarkua nga pozicioni që mbajti midis majit 2018 dhe shtatorit 2023, pas polemikave të shkaktuara nga puthja që i dha Jenni Hermosos, pas triumfit në Kupën e Botës për femra në gusht 2023./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Bostoni merr fitoren e 60-të dhe siguron faktorin fushë në “play-off”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.