Tuesday, 12. May 2026
Sport

UEFA “dhuratë” Dinamos, kryeqytetasit kalojnë direkt në turin e dytë të Conference League

GS 17/06/2025 1 Min. Lesezeit

Dinamo ka marrë një lajm fantastik para hedhjes së shortit. “Blutë” kanë marrë një “dhuratë” nga UEFA sa i takon pjesëmarrjes në Conference League.

Kjo pasi ekipi i Ilir Dajës është kualifikuar direkt për në raundin e dytë të këtij turne pa luajtur fare. Diçka e tillë ka ndodhur, pasi UEFA mori vendimin që Drogheda United Fc nga Irlanda nuk do të luajë në këtë turne.

Pronarët e skuadrës irlandeze kanë në pronësi edhe Silkeborg, ekip nga Danimarka. Për këtë danezët do të kalojnë në turin e dytë të Conference League dhe ndodhen në vazon e favoritëve.  

Pronarët e skuadrës irlandeze kanë në pronësi edhe Silkeborg, ekip nga Danimarka. Për këtë danezët do të kalojnë në turin e dytë të Conference League dhe ndodhen në vazon e favoritëve.  

Teilen: