Wednesday, 1. April 2026
Sport

UEFA i beson ndeshje edhe në turin e dytë gjyqtarit të Superiores

GS 20/07/2024 1 Min. Lesezeit

UEFA i beson ndeshje edhe në turin e dytë gjyqtarit të Superiores!

Gjyqtari i Superiores, Florian Lata, duket se shumë shpejt ka fituar besimin e UEFA-s e cila që në edicionin e tij të parë me stemën ndërkombëtare në kompeticionet e saj, po i cakton ndeshje rregullisht.

Lata debutoi në Europë si gjyqtar kryesor me ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës mes Floriana të Maltës dhe Tre Pene të San Marinos më 11 korrik.

Tashmë UEFA i ka caktuar atij ndeshje edhe në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Lata do të drejtojë ndeshjen e të enjtes në Azerbajxhan mes Sumqait vendas dhe Fehervar të Hungarisë. Asistentë të tij këtë herë do të jenë Xhulio Mani dhe Rejdi Zaimi. Ndëkrohë, gjyqtar i katërt është caktuar Kreshnik Cjapi.

Teilen: