Saturday, 18. July 2026
Sport

UEFA kërkon një kandidat për ta sfiduar, por Infatino ka më shumë se 200 Federata që e mbështesin

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

Zgjedhjet presidenciale në FIFA, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm (2027), priten me shumë interes pasi njëra prej organizatave kryesore, siç është UEFA, nuk e mbështet më presidentin aktual, i cili është në kërkim të një mandati të katërt.

Federata Gjermane e Futbollit, e cila më pas u ndoq edhe prej disa federatash të tjera të mëdha Europiane, nuk ka pranuar që të nënshkruajë një letër në mbështetetje të presidentit aktual. Në këtë pikë UEFA po kërkon një kandidat të denjë për Infantino-n, i cili me vendimet e marra në muajin e fundit ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Kandidatura e zvicerianit është mjaft solide pasi sipas disa medieve të mëdha botërore ai tashmë mbështetet prej gati 200 federatash prej 211 që janë në total. A.V.

Teilen: