Saturday, 25. April 2026
Sport

UEFA Women’s Europa Cup në RTSH/ Vllaznia luan shanset e fundit përballë Interit në “Loro Boriçi”

GS 15/10/2025 1 Min. Lesezeit

Pas ndeshjes së humbur me shifrat 7-0 në “Konami Football Centre” të Milanos, Vllaznia e femrave shpreson sot në një mrekulli përballë Inter-it.

Ekipi shkodran do të luajë sot takimin e kthimit të vlefshëm për turin e dytë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup.

Ndeshja e shumëpritur për publikun shqiptar do të mbahet sot në orën 18:00 në “Loro Boriçi” ndërsa të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi ta ndjekin nëpërmjet ekranit të Radio Televizonit Shqiptar në RTSH Sport HD.

Teilen: