Saturday, 2. May 2026
Sport

UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia fiton ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka

GS 11/09/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia e vajzave fitoi 2-0 ndaj FC Kolos Kovalivka, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup.

Shkodranet dominuan takimin dhe hodhën një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin tjetër.

Goli i Megi Doçit dhe autogoli i Solomakhas vendosën rezultatin përfundimtar.

Trajneri Nikolin Leka e nisi ndeshjen me këtë formacion: Recalde (GK), Rojas, Bajraktari, Vuksani, Myvett, Strkalj, Deda, Montenegro, Berisha, Doçi (C), Borci.

Vllaznia zhbllokoi takimin në minutën e 14-të me golin e Megi Doçit, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi rezultatin falë autogolit të Solomakhas.

Në pjesën e dytë, Vllaznia krijoi disa raste të tjera, por nuk arriti të shënonte sërish, duke administruar rezultatin deri në fund.

Ndeshja e kthimit Kolos Kovalivka – Vllaznia do të luhet më 17 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Teilen: