Monday, 27. April 2026
Sport

United do të ndryshojë përsëri pronar, shefi i sporteve në Arabinë Saudite zbulon prapaskenën e bujshme

GS 09/10/2025 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak muaj pasi Sir Jim Ratcliffe u bë pronari i United pasi u bleu shumicën e aksioneve familjes Glazer mësohet se në Manchester po bëhen gati për një tjetër ndryshim të madh.

Lajmin e bëri të ditur numri një i sporteve në Arabinë Saudite, Turki Al-Sheikh, i cili në një postim në “X” shkroi: “Lajmi më i gëzueshëm që mora sot ishte se Manchester United është në tratativa të avancuara për të kaluar në duart e një tjetër investitori… të shpresojmë që të jetë më i mirë se pronari aktual dhe ato të kaluar”.

Siç dihet Sir Jim Ratcliffe arriti që të bëhej pronari i United jo për faktin se ofroi më shumë para pasi oferta më e mirë e paraqitur në tryezën e familjes Glazer ishte ajo e Sheikh Jassim Al-Thani, i cili përfaqësonte një Fond nga Katari.

Teilen: