Thursday, 3. September 2026
Sport

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Tenisti spanjoll ka rrezikuar pas setit të parë, pastaj është ngjitur në katedër dhe ka mundur 3-1 portugezin.

Fitorja e dytë radhazi për Carlos Alcaraz pa rikthimit nga dëmtimi. Spanjolli ka kaluar në turin e tretë të US Open 2026, pasi ka triumfuar ndaj portugezit Jaime Faria me përmbysje. Ndeshja zgjati 2 orë e 41 minuta.

Carlos humbi setin e parë 4-6 pas një topi ‘break’ të humbur. Pastaj, për më pak se dy orë ai fitoi 3 sete, 6-0, 6-3 dhe 6-2. Kundërshtari i radhës për tenistin spanjoll është kinezi Wu, i cili fitoi 3-0 ndaj Duckworth.

Pas setit të parë Alcaraz ndryshoi marshin dhe filloi të shtynte fort, duke treguar një nivel të kënaqshëm. Portugezi Faria hasi vështirësi për t’iu përgjigjur ish-numrit 1 të botës.

 

Teilen: