Sulmuesi Myrto Uzuni ka realizuar sërish gol për skuadrën e Austinit.
Xhiron e kaluar, në fitoren ndaj Los Angeles Galaxy, Uzuni kontribuoi me një gol dhe një asistim, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë edhe këtë fundjavë la gjurmë në fitoren e Austinit.
Austini, të dielën e mposhti në udhëtim DC Unitedin me rezultatin 4:2. Ndeshja i takoi ligës MLS të SHBA-së.
Reprezentuesi i Shqipërisë e realizoi golin në minutën e 22-të.