Jorge Valdano ndërhyn në debatin mbi të ardhmen e pankinës së Real Madridit, duke ofruar një analizë të qartë dhe në disa aspekte, kundër rrymës mbi pasardhësit e mundshëm të Alvaro Arbeloa. Mes emrave të përmendur javët e fundit; nga José Mourinho te Jürgen Klopp, deri te Didier Deschamps dhe Lionel Scaloni,– Valdano shpreh disa rezerva.
Për rikthimin e “Special One” është i prerë: “Mourinho është tashmë një faqe e mbyllur në historinë e klubit, nuk besoj se mund të rikthehet”. Më e detajuar analiza për Klopp: “Është një trajner që ka nevojë për kohë për të ndërtuar skuadrat e tij. Te Real Madridi koha nuk ekziston: duhen rezultate të menjëhershme”.
Po aq i drejtpërdrejtë për Scaloni: “Askush nuk i vë në diskutim cilësitë e tij, por nuk ka eksperiencë në klube. Të mendosh që Real Madridi të jetë aventura e tij e parë në këtë nivel është e rrezikshme”.
Prej këtu, propozimi për Mauricio Pochettino: “Ka qenë pranë Real Madridit edhe më parë. Kur ndodh disa herë, do të thotë se profili i tij vlerësohet shumë”. Në fund, një kandidaturë bindëse: “Deschamps është kampion bote dhe njeh mirë lojtarë si Tchouaméni, Camavinga dhe Mbappé. Ka treguar se di të menaxhojë grupe me ego dhe emra të mëdhenj”.