Thursday, 20. August 2026
Sport

Valentino Rossi bëhet sërish baba, bashkëshortja e tij sjell në jetë vajzën e dytë

GS 05/01/2025 1 Min. Lesezeit

Valentino Rossi është bërë baba për herë të dytë. Partnerja e tij Francesca Sofia Novello solli në jetë Gabriella, vajza e dytë e ikonës së MotoGP.

Lajmin e konfirmoi vetë piloti italian në rrjetet sociale ashtu si edhe modelja: “Mirë se erdhe Gabriella e vogël! Zemrat tona shpërthejnë nga dashuria”.

Ish-kampioni i MotoGP dhe modelja janë tashmë prindër të Giulietta, e lindur në vitin 2022.

Për këtë lindje të dytë, ata zgjodhën spitalin ku ka lindur edhe vetë piloti.

 

Teilen: