Në Madrid janë të qartë, në “Anfield’ nuk do të jetë Lukas Vaskez në krahun e djathtë të mbrojtjes.Ndonëse nuk i ka zbuluar kartat, Ançeloti pritet të rreshtojë në të djathtë të mbrojtjes, Federiko Valverden. Uruguaiani e bëri këtë detyrë edhe në La Liga në fundjavë kundër Leganes. Ajo kundër Liverpulit një ndeshje që do të sjellë shumë kujtime për Valverden, sepse ishte në të njëjtën skenë (“Anfield”) dhe kundër i njëjti rival ku luajti për herë të parë si mbrojtës i djathtë për Realin e Madridit.
Duhet të kthehemi më 14 prill 2021, në mes të pandemisë COVID. Reali vizitonte “Anfield”-in për të luajtur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë, skuadra e bardhë kishte fituar 3-1 dhe në ndeshjen e dytë, ndeshja përfundoi 0-0 dhe Zidan vendosi që Valverde të luante në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Tri vjet më vonë është Ançeloti që kthehet po në të njëjtin stadium me Realin duke zgjedhur për Valverden në krahun e djathtë të mbrojtjes.
PANORAMASPORT.AL