Ruben van Bommel, sulmuesi i PSV-së dhe djali i ish-lojtarit të Bayern Munich e Milanit, Mark van Bommel, u bë protagonist i një episodi të rëndë në transfertën ndaj Ajax. Rreth minutës së 80-të, kur PSV kryesonte 2-1, van Bommel ndërhyri me shpejtësi të madhe ndaj Aaron Bouwman, duke e goditur në pjesën e sternumit me trup. Ndërhyrja shkaktoi një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Bouwman u dërgua në spital për kontrolle dhe pësoi kontuzion në mushkëri e në sternum, dëmtime që pritet ta mbajnë jashtë fushave për të paktën një muaj. Pavarësisht forcës së ndërhyrjes, arbitri vendosi të mos e ndëshkonte me karton të kuq, duke e konsideruar të paqëllimshme, dhe i tregoi vetëm kartonin e verdhë.
Lojtarët e Ajax-it kërkuan me forcë përjashtimin e tij, duke e konsideruar ndërhyrjen tepër të rrezikshme. Pas ndeshjes, van Bommel shkoi në dhomën e zhveshjes së Ajax-it për t’i kërkuar falje Bouwman. Sulmuesi dukej i tronditur dhe i penduar për ndërhyrjen që mund të kishte shkaktuar dëmtime edhe më serioze.
Tensions flared suddenly after Ruben Van Bommel made a rough challenge on his Ajax opponent. ⚔️
The injured player was taken to the hospital and suffered a collapsed lung. 🫁pic.twitter.com/TkMMv7ZtQn
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2026