• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Dijk gëzon tifozët e Liverpoolit: Po zhvillohen negociatat…

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores së rëndësishme ndaj Chelseat, që e mbajti Liverpoolin në krye të Premier League-s, Virgil van Dijk zbuloi se është në negociata për rinovimin e kontratës së tij, e cila përfundon në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi holandez, 33 vjeç, mbërriti te “The Reds” në janar 2018 për 85 milionë euro dhe ishte një lojtar thelbësor për gjermanin Jurgen Klopp për disa vite. Ai ka një rol kyç në skuadër edhe me mbërritjen e Arne Slot. Për Liverpoolin, mbrojtësi ka luajtur 280 ndeshje.

“Po zhvillohen negociata, të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin, i gjithë fokusi im është te Liverpooli dhe të fitojmë çdo ndeshje që kemi. Nuk e di se çfarë na pret e ardhmja, mund të them vetëm se negociatat tashmë kanë filluar.

Ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht, po argëtohem këtë sezon. Kur të jetë koha për të shpallur vendimin, do ta mësoni”, theksoi “shefi” i mbrojtjes së Arne Slot.

Përveçse e Van Dijk, më 30 qershor 2025 skadojnë edhe kontratat e Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah.

 

Next Post

VIDEO/ Emocionet e Neymarit: Jam shumë i lumtur, u riktheva!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.