Eder Militao pritet të jetë lojtari i pestë i Realit të Madridit që do të rinovojë kontratën me klubin e bardhë.
Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle. Ato kanë saktësuar se rinovimi i brazilianit pritet këtë javë, teksa ai vazhdon me fazën e riaftësimit pas dëmtimit të pësuar në gju.
Para tij te Reali kanë rinovuar Vinicius Zhunior, Rodrigo, Kamavinga dhe Federiko Valverde.
PANORAMASPORT.AL