Monday, 18. May 2026
Sport

Vazhdon kaosi me bastet në Itali, edhe një futbollist aktual i Milanit nën hetim nga prokuroria

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Vazhdon kaosi me çështjen e futbollistëve të Serisë A që kanë vënë baste dhe duket se emrat që kanë qarkulluar deri më tani, nuk kanë qenë të vetmit,. Mediat italiane kanë mësuar se edhe një mbrojtës aktual i Milanit, Alesandro Florenci, ka përfunduar nën hetim.

Alessandro-Florenzi-1-1424x802

Sipas burimeve të mediave, Prokuroria e Torinos është vënë në lëvizje dhe ka hapur procedimin ndaj futbollistit italian, i cili është prej tre vitesh pjesë e Milanit.

Ai akuzohet për ushtrim veprimtarie abuzive të basteve dhe kumarit, njëlloj si Nikolo Zaniolo që është gjithashtu nën hetim. Lojtari i Milani pritet që shumë shpejt të merret në pyetje nga Prokuroria, e cila nuk ka mbaruar punë me sa duket me dënimet e Tonali dhe Faxholit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: