Thursday, 26. November 2026
Sport

Vdekja e futbollistit Enis Maqedonci në Gjermani, FFK i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe klubit ku ai luante

GS 17/11/2026 1 Min. Lesezeit

Ditë më parë u dha lajmi tragjik se futbollisti 24-vjeçar, Enis Maqedonci vdiq në një aksident trafiku në Gjermani.

Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi i ka shprehur ngushëllime familjes Maqedonci, miqve dhe klubit ku ai luante, transmeton lajmi.net.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Enis Maqedonci, në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

FFK-ja u shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve dhe klubit TuS Hügelsheim, ku ai ishte aktiv. Pusho në paqe, Enis!”, tha ai./lajmi.net/

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: