Monday, 13. July 2026
Sport

🔥 Vdes në moshën 38-vjeçare gjyqtari holandez Dieperink, u përjashtua nga Kupa e Botës

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Bota e futbollit pëson një tjetër goditje gjatë kësaj Kupe Bote. Së pari, ishte rasti i Jayden Adams, futbollistit të Afrikës së Jugut. Sot, u njoftua vdekja e gjyqtarit holandez Rob Dieperink. Ai ishte 38 vjeç. Lajmi u publikua nga Federata Holandeze e Futbollit, pa specifikuar shkakun.

Një gjyqtar profesionist për më shumë se 15 vjet, ka arbitruar gati 300 ndeshje si gjyqtar kryesor, përfshirë 84 në Eredivisie. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit të gjyqtarëve që arbitruan në Europa League 2024, Kampionatin Evropian dhe Lojërat Olimpike po atë vit.

Ai ishte zgjedhur si një nga gjyqtarët e Kupës së Botës. Megjithatë, FIFA vendosi ta përjashtojë atë për shkak të një sulmi të dyshuar seksual. Pavarësisht akuzës së rëndë, policia vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar dhe çështja u mbyll pa u ngritur akuza kundër Rob Dieperink. Megjithatë, ai prapë humbi mundësinë për të marrë pjesë në turne.

Teilen: